Rreth 100 mijë qytetarë nga Istogu dhe Klina, nesër mund të shfrytëzojnë të drejtën e votës (VIDEO) NULL NULL 06.06.2026 19:57 06.06.2026 19:57 Kur kanë mbetur edhe rreth 10 orë deri në hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ekipet e Klan Kosova janë zhvendosur gjithandej Kosovës. Gazetarja Amantina Hasani po qëndron në Istog, e cila edhe dha karakteristikat e votuesve në këtë komunë. Istogu, për nga madhësia është e nënta për nga madhësia në raport me komunat e Kosovës, ka të regjistruar votues me të drejtë vote gati 50 mijë. Ata do të kenë të mundësi votimi në 22 qendra votimi, kurse do të kenë të hapura 60 vendvotime. “Istogu e ka vetëm një qendër të votimit me kusht”, tha gazetarja Hasani. Ndërkaq, për Klinën, gazetarja e Klanit tha se ka pak më pak qytetarë të regjistruar me të drejt vote se Istogu. Të njëjtit do të kenë mundësi të votojnë në 16 qendra votimi, apo në 61 vendvotime. Edhe Klina, si Istogu, ka një qendër votimi me kusht. Ndiqeni prononcimin e gazetares Amantina Hasani: