Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbappe: Kush thotë që Messi i qoftë falë veç talentit, e Ronaldo veç punës, dy lidhje me futboll s’i ka

NULL NULL
06.06.2026 20:45

Kylian Mbappe ka dalë në mbrojtje të dy legjendave të futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke hedhur poshtë pretendimet se njëri ka arritur suksesin vetëm falë talentit dhe tjetri vetëm falë punës.

Sulmuesi francez theksoi se rivaliteti mes Messit dhe Ronaldos ishte i jashtëzakonshëm pikërisht sepse ata janë të ndryshëm në shumë aspekte.

Sipas Mbappesë, të thuash se Ronaldo nuk ka talent ose se Messi nuk ka punuar fort është një opinion që mund ta ketë vetëm dikush që nuk e njeh futbollin fare.

“Nëse thua se Ronaldo nuk ka talent ose se Messi nuk ka punuar çdo ditë, atëherë nuk ke mbathur kurrë këpucët për t’u stërvitur përditë”, u shpreh Mbappe.

lajme të ngjashme