Leao “boksieri”, grushtoi kundërshtarin në ndeshjen miqësore të Portugalisë NULL NULL 06.06.2026 21:46 06.06.2026 21:46 Rafael Leao Sulmuesi i kombëtares portugeze, Rafael Leao, ka humbur kontrollin gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Kilit, duke u përjashtuar pas një incidenti ku goditi në fytyrë lojtarin Ivan Roman. Ngjarja ndodhi pak para përfundimit të pjesës së parë të takimit të zhvilluar në Oeiras, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, transmeton Klankosova.tv. Leao ishte pjesë e formacionit startues të Portugalisë, një situatë që nuk ishte e zakonshme në disa ndeshjet e fundit me Milanin, ku ai ose ishte i pezulluar ose i lënë jashtë nga trajneri Max Allegri. Ky rast ofronte për Leao një mundësi për të treguar formën e tij dhe për të rritur vlerën në merkato përpara Botërorit, por incidenti me Román e prishi këtë mundësi. VIDEO Sipas raportimeve, përplasja nisi pas një konflikti mes Joao Cancelo dhe një lojtari tjetër të Kilit, ndërsa përfshirja e Roman në situatë bëri që Leao të ndërhynte dhe, në mënyrë të pakontrolluar, të godiste kundërshtarin, gjë që rezultoi në kartonin e kuq dhe përjashtimin e tij. Incidenti ngre edhe më shumë dyshime mbi situatën e Leao-s te Milani, ku ai kishte shprehur pakënaqësi më herët, duke përmendur dëshirën për një sfidë të re në Premier League ose në La Liga. Ky episod mund të ndikojë jo vetëm në imazhin e tij para Kupës së Botës, por edhe në negociatat e mundshme për transferime gjatë merkatos së verës. Trajneri i Portugalisë dhe stafi teknik pritet të analizojnë ngjarjen dhe të vendosin për masat disiplinore, ndërsa vëmendja tashmë do të jetë tek mënyra se si Leao do të përgatitet për sfidat e ardhshme me kombëtaren portugeze.