Anadolu Efes fiton për herë të parë titullin e Euroligës në basketboll NULL NULL 30.05.2021 23:31 30.05.2021 23:31 Anadolu Efes është shpallur kampion i Euroligës në basketboll pasi mposhti Barcelonën me rezultat 81:86. Barcelona startoi mirë në çerekun e parë, mirëpo Anadulo e thelloj epërsinë në dy çerekët e radhës, njofton Klan Kosova. Më meritorët për fitoren e Anadolu Efesit ishin Miciq me 23 pikë, 3 kërcime e 5 asistime dhe Larkin me 21 pikë, 1 kërcim dhe 3 asistime. Ky është titulli i parë i Anadolu Efesit në Euroligën e basketbollit, ndërsa është hera e dytë që një skuadër turke fiton këtë trofe pas Fenerbahçes.