Amy Schumer fanse e flakët e Beyonce, e ndjek koncertin e saj në Boston NULL NULL 02.08.2023 18:24 02.08.2023 18:24 Aktorja Amy Schumer është shprehur se është krenare që është adhuruese e Beyonce. Ajo të martën mori pjesë në koncertin e Renaissance World Tour të Beyonce në Boston, duke ndjekur shfaqjen me disa miq dhe duke postuar foto dhe video nga atje. “Nënat në koncertin e Beyonce”, kishte shkruar Schumer në rrjete sociale. Beyonce gjatë koncerteve të saj e ka përfshirë edhe vajzën e saj, Blue Ivy.