Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amorimi: Rashfordi dhe Garnacho duhet të luftojnë për një vend te Unitedi

NULL NULL
16.12.2024 11:04
Ruben Amorim

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka thënë që Marcus Rashfordi dhe Alejandro Garnacho duhet të luftojnë për një vend te Djajtë e Kuq.

Këtë e tha pasi la jashtë dyshen për përballjen që ata e fituan ndaj Manchester Cityt të dielën në Premier Ligë.

“Javë e re, jetë e re, nëse stërviten mirë do të garojnë për një vend në skuadër”, ka thënë Amorimi.

“Ne kemi nevojë për Rashfordin dhe Garnën. Nuk ka qenë çështje e disiplinës”.

“Ne duhet t’i përmirësojmë standardet tona brenda dhe jashtë fushës”.

lajme të ngjashme