Amerikanët pyeteshin “sa skllevër kanë”, gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 1790 NULL NULL 02.08.2024 17:27 02.08.2024 17:27 SHBA, regjistrimi, 1790 Foto: census.gov Ndonëse sot është pasaporta e demokracisë në botë, prej sponsorizuesve kryesorë të lirisë dhe të drejtave të njerit, Amerika dikur ishte ndryshe. Revolucioni që pasoi me Deklaratën e Pavarësisë në vitin 1776, hapi etapë të re për SHBA-të, derisa Deklarata Kushtetuese u miratua më 1789. E vetëm një vit më vonë, të udhëhequr nga presidenti George Washington, organizohet regjistrimi i popullësisë, i cili do të ndodhte fiks sot para 234 vjetëve, transmeton klankosova.tv. Në formularin plotësues të 2 gushtit 1790, amerikanët pyeteshin për emrin e kryefamiljarit, numrin e meshkujve të bardhë të lirë mbi 16 vjeç, pastaj numrin e meshkujve të bardhë të lirë nën 16 vjeç, numrin e femrave të bardha të lira, numrin e të gjithë personat e tjerë të lirë dhe në fund edhe për numrin e skllevërve. Nga ai proces, rezultoi që SHBA të kishte 3,929,214 banorë në vend, derisa raporti citon 697,624 njerëz të skllavëruar që banonin në dymbëdhjetë shtete. Do të kalonin vite e dekada, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do krijoheshin nisma për të drejtat njerëzore pa dallim race. Në vitin Në vitin 1963, avokati i njohur Martin Luther King Jr drejtoi demonstratën në Uashington në favor të punës së mirë dhe lirisë për afrikano-amerikanët. Ai mbajti fjalimin e tij të famshëm “I have a dream” (unë kam një ëndërr) ku ftoi për një shoqëri amerikane të jetonte në paqe dhe harmoni, pa dallim race. Demonstrimi bëri që Kongresi vitin e ardhshëm të miratonte Ligjin për të Drejtat Civile, një ligj që në pikëpamje ndalonte diskriminimin dhe ndarjen racore, njofton klankosova.tv. 45 vjet më pas, Amerika do të shkruante histori të re, ku në krye të Shtëpisë së Bardhë do të vendosej një njeri me ngjyrë. Barack Obama fitonte dy herë zgjedhjet, për të qëndruar plot dy mandate si president i SHBA-së, që tashmë ishte kthyer në vatrën e demokracisë botërore.