Amerika thotë që njësi ushtarake izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut NULL NULL 30.04.2024 09:23 30.04.2024 09:23 Vedant Patel, zëdhënës i DASh-it Departamenti i Shtetit të ShBA-së ka gjetur se pesë njësi ushtarake izraelite janë përgjegjëse për shkelje të madhe të drejtave të njeriut në raste individuale. Megjithatë DASH thotë se do ta vazhdojë mbështetjen ushtarake ndaj Izraelit. Sipas të gjitha aktakuzave rastet kanë ndodhur jashtë Gazës, përpara luftës së tanishme, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Izraeli ka ndërmarrë veprime korrigjuese për katër njësi, duke dhënë edhe “informacion shtesë” për të pestin. “Katër prej këtyre njësive kanë korrigjuar shkeljet, gjë që presim nga partnerët që ta bëjnë”, ka thënë zëdhënësi i DASh-it, Vedant Patel. “Për njësinë e mbetur, ne vazhdojmë që të jemi në konsultime dhe të angazhuar me qeverinë izraelite. Ata kanë siguruar informacion shtesë që i përket asaj njësie”.