“American Idol” e ka një kampion të ri, Iam Tongi e fiton sezonin e 21-të NULL NULL 22.05.2023 09:07 22.05.2023 09:07 Iam Tongi Iam Tongi është fituesi i njërit prej kompeticioneve më të mëdha të muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 18-vjeçari doli i pari në finalen e sezonit të 21-të të “American Idol”. Ai ishte në garë me dy finalistët e tjerë Megan Danielle dhe Colin Stough, të cilët u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Publiku amerikan u mahnit nga Tongi me performimin e këngës së tij origjinale, “I’ll be seeing you”. Pasi prezantuesi Ryan Seacrest e shpalli fitues i Tongin, ai këndoi këngën “Don’t let go”, derisa familja e tij, gjyqtarët dhe anëtarët e audiencës u lëkundën dhe festuan arritjen. Tongi më parë ka përlotur gjyqtarët gjatë audicionit të tij, ku i ka kushtuar këngën “Monsters” babait të tij, i cili vdiq disa muaj para audicionit, shkruan People, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO