Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për votuesit

NULL NULL
30.01.2025 10:38
Foto: Arkiv

Ambasada e Kosovës në Itali ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në njoftimin e bërë nga kjo ambasadë kërkohet nga votuesit që janë në Itali, që të dërgojnë sa më parë zarfet me votën e tyre.

“I ftojmë të gjithë ata që kanë zgjedhur të votojnë përmes postës brenda Italisë (sipas procedurës së spjeguar në postimin më poshtë) që zarfet e tyre t’i nisin brenda datës 5 shkurt, në mënyrë që të arrijnë në kohë dhe vota juaj të konsiderohet e vlefshme!”.

“Poashtu, ju rikujtojmë se zarfin duhet ta dërgoni ekskluzivisht në kutinë postare në këtë adresë: Ambasciata Repubblica Kosovo, CS Fiumicino, Casella Postale 6000, 00054 Fiumicino RM”, theksohet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme