Álvaro Carreras i “paprekshëm” në Real Madrid NULL NULL 24.09.2025 09:20 24.09.2025 09:20 Real Madrid ka refuzuar një ofertë prej 75 milionë eurosh nga Premier League për mbrojtësin e majtë Álvaro Carreras, duke e shpallur atë “të pashitshëm”. I transferuar verën e kaluar për 50 milionë nga Benfica, 22-vjeçari ka mahnitur me paraqitjet e tij dhe tashmë është bërë lojtar kyç për trajnerin Xabi Alonso. Carreras ka fituar vendin titullar në krahun e majtë, duke lënë në stol Fran García-n, falë mbrojtjes solide dhe kontributit në sulm, transmeton Klankosova.tv. Klubi e vlerëson tani rreth 80 milionë euro, por mesazhi nga “Santiago Bernabéu” është i qartë: lojtari nuk është në shitje dhe shihet si pjesë strategjike e projektit afatgjatë përkrah yjeve si Bellingham dhe Endrick.