Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Alphabet” i mbivendoset Googles

NULL NULL
11.08.2015 12:49
Kompania mendohet të kthehet në "mëmë" për Google dhe të gjitha departamentet që deri tani vepronin të pavaruara.

Larry Page dhe Sergey Brin, dy bashkëthemeluesit e Google, përmes një njoftimi zyrtar kanë bërë të ditur se kanë themeluar një kompani të re të quajtur “Alphabet”, e cila pritet të përfishjë të gjitha produktet e Google dhe ato që pritet të krijohen. Alphabet është menduar si kompani “mëmë” e shumë departamenteve të Google, të cilat deri tani vepronin në pavarësi.

“Google do të bëhet një departament në pronësi të Alphabet. Dy klasat tona të aksioneve do të vazdojnë të tregtohen në Nasdaq si GOOGL dhe GOOG”, thuhej në njoftimin e Brin.

Në krye të Alphabet do të jetë Larry Page, në postin e drejtorit ekzekutiv, ndërsa Sergey Brin pritet të jetë president.

Pritet që secila kompani nën Alphabet të ketë shefin ekzekutiv.

lajme të ngjashme