Alonsos nuk i bëjnë përshtypje reagimet e Vinicius kur zëvendësohet NULL NULL 23.09.2025 08:56 23.09.2025 08:56 Xabi Alonso doli para mediave në Valdebebas para ndeshjes së ligës që Real Madridi do të luajë të martën kundër Levantes në Valencia. Trajneri bask foli edhe për tema të tjera, duke përfshirë të tashmen dhe të ardhmen e Vinicius Jr. “Çdo ndeshje jashtë fushe është e vështirë. Levante ka një trajner të madh, shumë konkurrues. Nesër do të na duhet të luajmë me cilësi, ritëm dhe përqendrim, dhe t’i bëjmë gjërat mirë për të fituar” Alonso u pyet edhe për lojtarët që shfaqin frustrim kur zëvendësohen, transmeton Klankosova.tv. “Kam qenë lojtar, dhe të zëvendësohesha nuk ka qenë kurrë momenti më i mirë. E marr normalisht, natyrshëm. Nuk e bëj problem të madh”, përfundoi Alonso. Real Madridi ka bërë startin perfekt në La Liga duke i fituar të pesta ndeshjet e para të sezonit.