Allegri: Modriqi thotë se askush nuk e ka ruajtur kështu, Serie A është e vështirë NULL NULL 11.01.2026 20:39 11.01.2026 20:39 Milani brazoi ndeshjen e dytë rresht kundër një skuadre nga fundi i tabelës brenda pak ditësh, duke barazuar 1-1 në udhëtim te Fiorentina. Trajneri Massimiliano Allegri e paralajmëroi skuadrën e tij se ata “bënë të njëjtat gabime” si në xhiron e mëparshëme kundër Genoas, duke humbur kështu një mundësi të rëndësishme për të konsoliduar pozicionin e tyre në krye të Serie A. Rossonerët u detyruan të kënaqeshin përsëri me një pikë. Pietro Comuzzo i dha vendasve epërsinë pas një goditjeje nga këndi, ndërsa Christopher Nkunku barazoi për Milanin me një gjuajtje të saktë pas një asisti nga Youssouf Fofana. Allegri: Po përsërisim të njëjtat gabime “Patëm një pjesë të parë të mirë dhe raste që nuk i shfrytëzuam, dhe pastaj pas pushimit Fiorentina kishte më shumë posedim”, tha Allegri për DAZN Italia. “Pasi pësuam golin, ishim të duruar për ta çuar topi në pjesën e kundërshtarit e sidomos në zonën e tyre, por pas barazimit bëmë të njëjtat gabime si kundër Genoas. Kishin mbetur edhe shtatë minuta dhe me kaq shumë kohë nuk mund ta humbasësh topin lirë, duhet ta luash më mirë pranë zonës së penalltisë. Djemtë e dinë këtë.” Mundësi për Jasharin dhe pushim për yjet Allegri bëri disa ndryshime në skuadër, duke pushuar lojtarë si Luka Modriq, Adrien Rabiot dhe Rafael Leao. Ardon Jashari mori shansin e tij të parë në Serie A. “Jashari luajti mirë, nuk luajti shumë pas një dëmtimi të rëndë, nuk ishte e lehtë për të. Ai është një lojtar cilësor, duhet ta kuptosh futbollin italian, i cili mund të duket i thjeshtë nga jashtë, por taktikisht është shumë i vështirë. Shumë njerëz kanë vështirësi të përshtaten dhe ta kuptojnë atë”, komentoi Allegri. Ai tregoi gjithashtu një anekdotë për Modriqin: “Po bëja shaka me Lukën pas ndeshjes me Genoan. Ai tha se askush nuk e kishte ruajtur ndonjëherë kaq rreptësisht. Futbolli italian është shumë i vështirë për shkak të kësaj”, deklaroi Allegri i cili në fund theksoi se objektivi primar I skuadrës është një ved në Champions League.