Alkooli nuk është i sigurt as në sasi të vogla NULL NULL 27.08.2018 17:29 27.08.2018 17:29 Lajme jo të mira për personat që kanë dëshirë të shijojnë një gotë verë në ditë. Një studim i përmasave të mëdha i publikuar në revistën “Lancent” ka konfirmuar dyshimet e mëparshme se nuk ka nivel të sigurt për konsumimin e alkoolit. Studiuesit kanë treguar se konsumimi i moderuar i alkoolit mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës, mirëpo kanë gjetur se rreziku për kancer dhe sëmundje të tjera është më i madh se sa përfitimet. Autorët e studimit kanë deklaruar se të gjeturat janë tejet të rëndësishme, dhe se është marrë parasysh një mori faktorësh.