Alkooli industrial i merr jetën dy vjeçarit NULL NULL 17.06.2015 11:25 17.06.2015 11:25 Një dy vjeçar ka vdekur pasi prindërit e tij me sa duket kanë vënë alkool industrial në lëkurën e tij për të trajtuar një ethe. Djali i vogël Xiao Dong u sëmurë në fundjavë në shtëpinë në Dongguan në provincën qendrore Guangdong, China. Pas ftohjes që kishte, Xiao kishte një ethe në fytyrë, kur babai i tij i quajtur Chang ka përdorur alkool industrial për të hequr ethen, por atij i ra mënjëhere të fikët. Morning Post nga Kina e jugut ka raportuar se prindërit e djalit nxituan në spital të fëmijëve, transmeton Klan Kosova. Por mjekët aty kishin treguar se ata nuk e dinin se ishte alkooli ai i cili e kishte shkaktuar këtë gjë. Pavarësisht orëve të trajtimit mjekësor, Xiao thuhet se vdiq të nesërmen. Sipas mjekëve, prindërit besonin se alkooli mund të përdoret për të ulur temperaturat e trupit, por nuk mund të kuptonin një dozë të kësaj madhësie. Mjeku ka vlerësuar se 1000 ml i alkoolit industrial mund të jetë fatal.