Alkooli i pakontrolluar dëmton mëlçinë NULL NULL 02.07.2018 22:30 02.07.2018 22:30 Pirja e tepërt e alkoolit, mund të çojë në një gjendje të quajtur cirrozë, e cila është e lidhur me komplikime të rënda shëndetësore. Megjithatë, nëse pini alkoolin pa kontroll, atëherë mos pritni asgjë tjetër përveç se keqësim të gjendjes së mëlçisë tuaj, njofton Klan Kosova. Sëmundja e mëlçisë zakonisht shkaktohet nga obeziteti, një infeksion i pa diagnostikuar i hepatitit dhe keqpërdorimi i alkoolit. Por ajo që llogaritet si pirja e tepruar dhe cili është numri i rekomanduar i njësive të alkoolit që duhet të konsumohen në një ditë? Mësohet se mjekët britanikë rekomandojnë asnjë shishe më shumë sesa 14 gota në javë.