Albon Pervizaj mposhtet me nokaut klasik – meçi përfundoi me përleshje masive (VIDEO) NULL NULL 19.10.2025 13:50 19.10.2025 13:50 Boksieri Albon Pervizaj është mposhtur nga Jose Luis Marin Garcia në meçin e kategorisë së rëndë, i zhvilluar në Sallën Sportive “Wandsbek” në Hamburg. Boksieri prizrenas, i lindur në Gjermani, konsiderohej favorit për të fituar ndaj boksierit nga Venezuela, por nuk arriti t’i bënte ballë atij. Në raundin e dhjetë, Pervizaj pësoi një nokaut klasik, duke e pasur të pamundur të rikthehej në duel. Boksieri 39-vjeçar venezuelian i peshave të rënda, Luis Jose Marin Garcia arriti një fitore të papritur. Sapo lufta u ndal, në ring shpërtheu kaosi, ndërsa ekipet dhe tifozët u përleshën. Stafi mjekësor i ofroi ndihmë të menjëhershme Pervizajt, pikërisht aty në ring. /Klankosova.tv In an incredible heavyweight battle, an upset actually occurs in the final round!‼️ Luis Jose Marin Garcia (17-11-1) 🇻🇪 delivers a thunderous stoppage of Albon Pervizaj (19-2) 🇩🇪 in Hamburg, Germany. Pervizaj requires immediate medical attention, and afterward, the foreign team… pic.twitter.com/dIpqQLBYVj — Permante (@PermantexG) October 18, 2025