Albin Tahiri: Nuk jam i kënaqur, por kjo është më e mira që mund të bëja NULL NULL 13.02.2018 12:45 13.02.2018 12:45 Garuesi i vetëm nga Kosova, që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang, Albin Tahiri sot për herë të parë ka provuar shtigjet. Rezultati i tij nga dy lëshime, ishte pozita e 37, për të cilën ai nuk është shprehur i kënaqur. “Nuk mund të jem i kënaqur më lëshimet, veçanërisht sllallomi ishte i vështirë për mua sot”. “Por që vendi i 37 për sot në kombinim alpin ishte më e mira që mund të bëja dhe jam shumë i lumtur që mbylla garën time të parë olimpike”. “Tash jam i fokusuar në lëshimin e së enjtes”, ka shkruar Tahiri në Facebook.