Albin Kurti s’e lëshon nga dora Rifat Jasharin NULL NULL 06.03.2023 19:57 06.03.2023 19:57 Në Kuvendin e Kosovës sot është mbajtur seancë solemne me rastin e 25-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, liderë partish, ambasadorë të vendeve mike si dhe vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari. Në një fjalë rasti, Rifat Jashari i ka bërë thirrje spektrit politik në Kosovë që të unifikohen në mënyrë që të ndahen rrugët një herë e përgjithmonë me Serbinë, njofton Klan Kosova. Më pas është mbajtur edhe një akademi përkujtimore në 25-vjetorin e epopesë së UÇK-së. Kryeministri Kurti në llogarinë e tij në Instagram e ka postuar një Instastory ku shihet duke u mbajtur duart me Rifat Jasharin. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv