Albanese në avantazh para zgjedhjeve në Australi, fushata e Dutton ndikohet nga Trump NULL NULL 02.05.2025 07:05 02.05.2025 07:05 Kryeministri australian Anthony Albanese flet për mediat gjatë një ceremonie nënshkrimi në Shtëpinë e Parlamentit Australian në Canberra, Australi, 17 qershor 2024. Lukas Coch/Pool nëpërmjet REUTERS Kryeministri australian Anthony Albanese mbylli fushatën në zonën e rivalit konservator Peter Dutton, një ditë para zgjedhjeve të së shtunës. Sondazhet e fundit e japin Laburinistët në epërsi ndaj koalicionit Liberal-Nacional, megjithëse mund të formojnë vetëm një qeveri minoritare. Rreth 7 milionë votues tashmë kanë votuar, ndërsa tema kryesore e fushatës është rritja e kostos së jetesës. Ndikimi i Donald Trump në politikën globale dhe planet e Dutton për energjinë bërthamore kanë rritur pasigurinë mes votuesve, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Albanese premtoi stabilitet dhe investime, ndërsa Dutton paralajmëroi për sfida ekonomike dhe u përpoq të largojë krahasimet me Trump. Megjithatë, një sondazh i fundit i dha Laburistëve 53% përballë 47% për koalicionin konservator.