Alban Bushi vazhdon udhëheqjen e Kombëtares U-21 të Shqipërisë deri në vitin 2026 NULL NULL 10.01.2025 11:34 10.01.2025 11:34 Trajneri shqiptar Alban Bushi ka rinovuar kontratën me Federatën e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) për të vazhduar udhëheqjen e Kombëtares U-21. Ai do të qëndrojë në këtë pozitë deri në fund të vitit 2026, njoftoi Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në Facebook. “Federata e Futbollit bën me dije se Alban Bushi do të jetë trajner i Kombëtares U-21 deri në fund të vitit 2026, pas arritjes së marrëveshjes dhe nënshkrimit të kontratës së re”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.