Alban Aruqi rrëfen si iu zhduk trupi i babait të vrarë në Rezallë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alban Aruqi rrëfen si iu zhduk trupi i babait të vrarë në Rezallë (VIDEO)

NULL NULL
05.04.2023 18:49
Alban Uruqi

Më 5 prill 1999-të ndodhi një nga masakrat më të mëdha në Kosovë. Në këtë ditë, 24 vjet më parë u vranë 98 burra e djem të fshatit Rezallë të Komunës së Skenderajt. Aparati shtetëror i Serbisë, zhduki 44 kufomat e civilëve të vrarë.

Njëri prej familjarëve të viktimave, Alban Aruqi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se akoma nuk e di se ku e ka trupin e babait të tij, i cili është i zhdukur.

“Deri pas luftës kam menduar gjithmonë se diku prindi im është gjallë. Mëngjesi edhe mbrëmja gjithmonë më ka gjetur duke e pritur babanë tim. Prej momentit kur e morën serbët më nuk është parë”.

“Çdo herë kemi qenë në ankth, nuk e dimë ku të vendosim kurorë tek varri i babai”, ka thënë Aruqi./Klankosova.tv