Alarmon NASA, astronautët amerikanë vendosen nën masa të shtuara sigurie NULL NULL 05.06.2026 17:28 05.06.2026 17:28 NASA NASA ka reaguar lidhur me problemin e vazhdueshëm të rrjedhjeve të ajrit në segmentin rus të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke bërë të ditur se astronautët janë vendosur në një nivel më të lartë gatishmërie gjatë punimeve të riparimit. Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësja e NASA-s, Bethany Stevens, thuhet se tuneli i transferimit të modulit të shërbimit Zvezda, i njohur si PrK, prej kohësh është përballur me çarje dhe rrjedhje ajri, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Sipas NASA-s, problemi është menaxhuar deri më tani nga agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos, përmes masave operacionale dhe përpjekjeve të pjesshme për riparim, megjithatë çarjet kanë mbetur vazhdimisht shqetësim për ekspertët amerikanë. “Çarjet kanë qenë gjithmonë një çështje që NASA e ka monitoruar nga afër. NASA dhe Roscosmos kanë bashkëpunuar për të përcaktuar shkakun kryesor të tyre, ndërsa Roscosmos e ka menaxhuar situatën përmes masave parandaluese dhe riparimeve periodike”, thuhet në deklaratë. Pas zbulimit të rrjedhjeve të reja, Roscosmos ka vendosur të ndërmarrë një operacion më të gjerë riparimi, i cili ishte planifikuar të zhvillohej të premten, më 5 qershor. Për arsye sigurie, NASA ka udhëzuar katër anëtarët e misionit SpaceX Crew-12, si dhe astronautin Chris Ëilliams, që të qëndrojnë në anijen Dragon dhe të zbatojnë masa të shtuara sigurie gjatë kohës që kryhen riparimet. “Si masë paraprake, NASA ka kërkuar që anëtarët e ekuipazhit të mbajnë një nivel më të lartë gatishmërie në anijen Dragon derisa operacioni i riparimit të përfundojë”, theksoi Stevens. NASA shtoi se po vazhdon bashkëpunimin me partnerët rusë dhe komunitetin ndërkombëtar që mbështet funksionimin e stacionit hapësinor, me synimin për të gjetur një zgjidhje më të qëndrueshme dhe afatgjatë për problemin e rrjedhjeve të ajrit. /Klankosova.tv