Alarm te Barça, lëndohet Balde gjatë përballjes me Atletico Madridin NULL NULL 04.03.2026 14:47 04.03.2026 14:47 Mbrëmjen e kaluar, Barcelona mori një lajm jo të mirë gjatë përballjes ndaj Atletico Madrid, pasi mbrojtësi i majtë Alejandro Balde u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi. Balde u ndal pas një dueli të fortë në krahun e majtë dhe menjëherë kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Ai provoi të vazhdonte lojën për disa minuta, por dhimbjet e detyruan të zëvendësohej, duke ngritur shqetësime te stafi teknik i Barcelonës, transmeton Klankosova.tv. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkallën e lëndimit, por frika është se mund të bëhet fjalë për një problem muskulor, që do ta mbante jashtë fushave për disa javë. Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për trajnerin, pasi Balde ka qenë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë këtë sezon. Në orët në vijim pritet që lojtari t’i nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara mjekësore për të përcaktuar saktësisht kohëzgjatjen e rikuperimit.