Alarm për stuhitë, Inspektorati Qendror i punës apelon për kujdes NULL NULL 21.07.2026 16:05 21.07.2026 16:05 Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve në Kosovë që të rrisin nivelin e kujdesit dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve, pas paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim. Apeli vjen duke u bazuar në njoftimin publik të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të datës 21 korrik 2026, i cili paralajmëron kushte të paqëndrueshme atmosferike, transmeton Klankosova.tv. Inspektorati thekson se punëdhënësit, veçanërisht ata që operojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës. Në njoftim kërkohet që të kryhet kontrolli i pajisjeve dhe mjeteve të punës, ndërsa kompanitë e sektorit të ndërtimtarisë duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë gjendjes teknike dhe qëndrueshmërisë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në vendpunishte. Sipas Inspektoratit, zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për parandalimin e aksidenteve në punë dhe garantimin e sigurisë së punëmarrësve gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike.