Alarm për bombë në Universitetin e Prishtinës NULL NULL 24.07.2022 21:39 24.07.2022 21:39 Lajmi i fundit Policia ka pranuar informata për mundësinë e një shpërthimi në kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet për menaxhimin e situatës. “Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë