Alabama kryen ekzekutimin e parë me gaz të azotit NULL NULL 26.01.2024 13:23 26.01.2024 13:23 Kenneth Eugene Smith Alabama ka ekzekutuar vrasësin e dënuar, Kenneth Eugene Smith me gaz azot, hera e parë që metoda e dënimit me vdekje është përdorur globalisht. Një dëshmitar i tha BBC-së se ekzekutimi zgjati rreth 25 minuta, transmeton Klankosova.tv. OKB-ja e dënoi veprimin si akt mizorë, por Alabama tha se procesi ishte kryer në mënyrë njerëzore. Smith u dënua në vitin 1989 për vrasjen e gruas së një predikuesi, Elizabeth Sennett. Në fjalët e tij të fundit, 58-vjeçari tha se vdekja e tij do të thoshte se Alabama e kishte çuar njerëzimin “një hap prapa”. Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, Smith është personi i parë në botë që vritet duke përdorur gaz azot të pastër.