Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Al-Maliki: Mbi 50 anëtarë të së njëjtës familje janë zhdukur në Gazën veriore

NULL NULL
22.11.2023 17:50
Riyad Al-Maliki

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki tha se Izraeli ka sulmuar kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, ku si pasojë u zhdukën dhjetëra njerëz.

“Vetëm këtë mëngjes, nga familja Qadoura në Jabalia, 52 njerëz janë zhdukur plotësisht, janë vrarë”, deklaroi ministri, raporton Al Jazeera.

“Kam listën me emra, 52 prej tyre janë zhdukur krejtësisht, nga gjyshi te nipërit”, shtoi al-Maliki.

Ai këtë e tha në margjinat e një konference nga ministrat e jashtëm arabë dhe myslimanë në Londër, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme