Akuzat e ekspertëve: Shkelja e Kushtetutës është shpeshtuar (VIDEO) NULL NULL 09.04.2026 20:22 09.04.2026 20:22 Njësoj është e shkruar për krejt, por ndryshe po e lexon secili. Përmbajtjes së aktit më të lartë juridik në vend, Kushtetutës, interpretimi cilësohet se iu bë në varësi të nevojave politike të partiakëve, raporton Klan Kosova. Ndaj, në ditëlindjen e 18-të të saj, po vlerësohet se ky dokument ndali goxha parregullsi. Arsim Bajrami, një nga hartuesit e saj, tha se gjatë këtyre 18 viteve ka pas sfidime e shkelje mjaft të mëdha nga të gjitha institucionet. Nga Gjykata Kushtetuese u konstatuan edhe një mori shkeljesh në vazhdimësi. 9 prilli shënohet si Dita e Kushtetutës, dhe bën pjesë edhe në festat shtetërore, për çka të enjten të gjitha institucionet publike e patën pushim. Ndiqeni kronikën për këtë ngjarje: