Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Akuza ndaj Komunës së Prizrenit për keqpërdorime me tenderë për ekskursionet në Shqipëri (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 16.03.2023 20:30

Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Dafina Alishani, pretendon se në procedurat për përzgjedhjen e kompanive që i dërgojnë maturantët në ekskursionin në Shqipëri, kanë ndikuar zyrtarë komunalë.

Sipas saj në tri shkolla, procesi është kurdisur për t’u përzgjedhur familjarë të pushtetarëve, njofton Klan Kosova.

Diçka e tillë u mohua në Drejtorinë e Arsimit ku thonë të jetë respektuar Udhëzimi Administrativ që rregullon këtë çështje.

Edhe drejtorët e shkollave hedhin poshtë dyshimet për përzgjedhje mes presionit, megjithëse në disa prej tyre procesi është ende në vazhdim.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme