Akuza e kundërakuza: Deputetët “ekonomistë” zihen për rrymë (VIDEO) NULL NULL 14.04.2026 20:30 14.04.2026 20:30 Komisioni për Ekonomi u mblodh të martën për të shqyrtuar Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjin për Energjinë. Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit u shty për një ditë tjetër, ndërsa diskutimet për Ligjin për Energjinë u shoqëruan me kritika të opozitës për mundësinë e shkeljes së pavarësisë në sektorin e energjisë, raporton Klan Kosova. Deputetët opozitarë ngritën dyshime për centralizimin e çështjeve të energjisë dhe për konflikt interesi. Ministrja Artane Rizvanolli kërkoi miratimin e ligjit deri më 31 qershor për të siguruar mbështetje nga BE, por opozita e refuzoi propozimin. Diskutimet për këto ligje pritet të vazhdojnë në mbledhjet e ardhshme të Komisionit. Ndiqeni kronikën në vijim: