Aktorja Tinka Kurti shtrohet në spital NULL NULL 23.01.2018 20:13 23.01.2018 20:13 Aktorja e njohur, Tinka Kurti është shtruar paraditen e sotme në një spital privat në Tiranë. Mësohet se ajo është diagnostikuar me një infeksion pulmonar. Burime për Opinion.al bëjnë me dije se aktorja është shoqëruar në spital nga baritoni Gëzim Myshketa me të cilin pritej të shfaqej së shpejti në skenë, për operën e famshme “Carmen”. Mësohet se gjendja e aktores është e stabilizuar.