Aktori serb te “La Casa de Papel” falënderon edhe në shqip NULL NULL 20.07.2019 16:14 20.07.2019 16:14 Aktori serb, Darko Periq, e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi bashkë me kastin në të cilin bën pjesë edhe ai – atë të serisë spanjolle “La Casa De Papel”, përcjell Klan Kosova. Periq, i cili aty luan rolin e Helsinkit, i ka vënë një mbishkrim interesant fotos ku ka falënderuar në disa gjuhë, si ajo e nënës (serbishtja), spanjisht, turqisht dhe italisht. Mirëpo, gjuha e fundit në të cilën ai është falënderuar është edhe ajo shqipe – ku ai iu ka thënë fansave: “Faleminderit”. Së fundi, aktorët e njërës prej serive më të përfolura të kësaj dekade u mblodhën në kuadër të premierës së sezonit të tretë të “Shtëpisë së Letrës”. View this post on Instagram Gracias.Thanks. Hvala. Multumim. Obrigado. Merçi. Grazie. Danke.Teşekkür ederim. Dziękuję.ευχαριστώ. Kiitos. תודה . شكرا . Faleminderit. #lcdp3 #laresistencia #worldtakeover A post shared by Darko Peric Official (@darkoperich) on Jul 19, 2019 at 6:57am PDT