Aktori i njohur britanik vdes pas një aksidenti me motor NULL NULL 01.04.2024 09:55 01.04.2024 09:55 Chance Perdomo Ka vdekur Chance Perdomo. Aktori britanik, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Chilling Adventures of Sabrina dhe Gen V”, vdiq në një aksident me motor në moshën 27-vjeçare. Në aksident ishin të përfshirë edhe persona të tjerë. “Pasioni i tij për artin dhe oreksi i pangopur për jetën u ndje nga të gjithë ata që e njihnin dhe ngrohtësia e tij do të vazhdojë te ata që ai i donte më shumë”, thanë përfaqësuesit e Chance në një deklaratë për Deadline. “Ne kërkojmë të respektojmë dëshirën e familjes për privatësi teksa ata vajtojnë humbjen e djalit dhe vëllait të tyre të dashur”, transmeton Klankosova.tv.