Aktorët pezullojnë grevën pas ujdisë me MKRS (VIDEO) NULL NULL 27.10.2017 20:31 27.10.2017 20:31 Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se bashkë me aktorët rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë nënshkruar një ujdi që nga janari atyre tu rriten pagat. Të dy palët u dakorduan që të ketë ngritje të pagës jo vetëm për këtë kategori por për të gjithë krijuesit dhe performuesit. Edhe Kryetari i Shoqatës Sindikale të TKK-së, Ismet Azemi, tha se pas disa takimeve arritën ujdinë që brenda tre muajve t’i shqyrtojnë të gjitha mundësitë në mënyrë që në janar të marrin pagë me rritje. Kronikë nga Donika Gashi