Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktakuza për spiunazh, kush janë dy të dyshuarit?

NULL NULL
20.02.2025 11:30
Bedri Shabani dhe Sërxhan Rostiq
Përgjimi i dytë i të arrestuarit për spiunazh Bedri Shabanit – konfirmohet takimi fizik me oficerin e BIA-s. Foto: The Geopost

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, për dy të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi’’, transmeton Klankosova.tv.

“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.

Të dyshuarit janë arrestuar më 5 qershor të vitit të kaluar në Ferizaj.

Pas arrestimit të të dyshuarve, portali “TheGeopost.com” kishte publikuar një audio-incizim në të cilin pretendohej se dëgjohen duke folur Bedri Shabani, i arrestuari nga autoritetet e Kosovës si i dyshuar për spiunazh, dhe Sërgjan Rosiq (Srdjan Rosic).

Audio-incizimi ishte i censuruar vende-vende, megjithatë portali në fjalë thoshte se “duket qartë se Bedri Shabani, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me inteligjencën serbe, kërkon nga BIA që ta ndihmojë atë dhe njerëzit e tij për të kryer një punë”.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

lajme të ngjashme