Aksioni kundër spiunazhit, Sveçla konfirmon arrestimin e një zyrtari policor NULL NULL 17.07.2025 11:22 17.07.2025 11:22 ARKIV: Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari policor në aksionin kundër spiunazhit të zhvilluar sot te “Dheu i Bardhë”. Sveçla për shkak të hetimeve nuk dha detaje tjera, por përgëzoi autoritetet për operacionin e zhvilluar. “Kështu rritet besimi në organet e sigurisë”, deklaroi ai para nisjes së seancës së 48-të konstituive të Kuvendit. Derisa Klankosova.tv mëson nga burimet brenda policisë se eprori i prangosur është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare “Dheu i Bardhë”. Ky është zv/komandanti i ‘Dheut të Bardhë’ i arrestuar për spiunazh