Ky është zv/komandanti i ‘Dheut të Bardhë’ i arrestuar për spiunazh NULL NULL 17.07.2025 11:07 17.07.2025 11:07 Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar një operacion lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, në asistim të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës. Klankosova.tv mëson nga burimet brenda policisë se eprori i cili u prangos në këtë operacion është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare Dheu i Bardhë. Ai dyshohet për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme te shërbimet sekrete të shtetit serb. Pas përfundimit të këtij aksioni, pritet të jepen edhe detaje tjera./ Klankosova.tv.