Bayerni godet edhe me transferin e dytë NULL NULL 25.06.2026 23:36 25.06.2026 23:36 Bayern Munchen nuk po rri “rehat” as gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2026. Ata tani kanë siguruar nënshkrimin e Nathaniel Broën, të cilin e kanë marrë nga Eintracht Frankfurti. Kampioni i Gjermanisë mësohet t’ia ketë paguar 55 milionë euro rivalit të Bundesligës, po aq sa ia kishte paguar PSV-së për transferin e parë, Ismael Saibarin. Sipas raportimeve të Sky Sportit të Gjermanisë, ai do të nënshkruajë kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2031.