Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Sveçla flet për aksionet e policisë kundër fajdeve dhe mashtrimit me kartela bankare

NULL NULL
nga Albert Bajrami 17.05.2023 09:18
fajde

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për rezultatet e korrura në tri aksionet e zhvilluara në orët e hershme të kësaj së mërkure.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, është shprehur Sveçla, transmeton KlanKosova.tv.

“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet”, ka vazhduar ai.


Një aksion kundër fajdesë është duke u zhvilluar në disa lokacione në Kosovë.

Katër persona janë ndaluar për 48 orë.

Kështu bën të ditur njoftimi i Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Personat e ndaluar thuhet se dyshohen për veprat penale të “Fajdes”, “Detyrimit”, “Shmangies nga tatimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” .

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv

______________________________________________________________________________________________________

09:18 – Aksioni kundër fajdeve, këto janë lokacionet ku po zhvillohen bastisjet

Aksioni kundër fajdeve, këto janë lokacionet ku po zhvillohen bastisjet

Një aksion kundër fajdeve po zhvillohet në disa lokacione.

Lidhur me rastin ka folur kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

Jashari ka treguar për Klankosova.tv lokacionet se ku po zhvillohet ky aksion.

“Aksioni ende është duke u zhvilluar. Janë duke u kryer disa bastisje në Prishtinë, Vushtrri dhe Podujeve”, tha Jashari për Klankosova.tv

Ai tha se ky aksion ka të bëjë me një rast i cili është duke u hetuar në Ferizaj.

“Është duke u zhvilluar një aksion, është një rast që është duke u hetuar në Ferizaj që ka ndërlidhje me këtë rast”, tha ai.

______________________________________________________________________________________________________

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

08:58 – Aksion kundër fajdeve në Prishtinë

Policia ka nisur një aksion kundër fajdeve në rajonin e Prishtinës.

Aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me organet e tjera të drejtësisë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

Kelani tha se operacioni po zhvillohet në disa lokacione.

“Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, shtoi ai.

Aksion kundër fajdeve në Prishtinë

lajme të ngjashme