Zjarri përfshin kombajnën në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit NULL NULL 23.07.2026 23:41 23.07.2026 23:41 Zjarri ka përfshirë një kombajnë në fshatin Rrezinë të Gjakovës. Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar menjëherë duke lokalizuar dhe shuar zjarrin, transmeton klankosova.tv. Me intervenimin e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe rrezikimi i zonës përreth. Nuk raportohet për persona të lënduar.