Aksioni kundër fajdes, ndalohen katër persona NULL NULL 17.05.2023 09:35 17.05.2023 09:35 arrestimi Një aksion kundër fajdesë është duke u zhvilluar në disa lokacione në Kosovë. Katër persona janë ndaluar për 48 orë. Kështu bën të ditur njoftimi i Prokurorisë Themelore të Ferizajt. Personat e ndaluar thuhet se dyshohen për veprat penale të “Fajdes”, “Detyrimit”, “Shmangies nga tatimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm” . “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, është duke e realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv Aksioni kundër fajdeve, këto janë lokacionet ku po zhvillohen bastisjet