Aksidentohet në Brezovicë një zyrtar i ambasadës britanike, shpëtohet me helikopter (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 03.01.2023 20:13 nga Qendresa Tershana 03.01.2023 20:13 Helikopteri i KFOR-it ateroi mbi malet e Sharrit, të hënën mbrëma. Ai u thirr me urgjencë për ta shpëtuar një anëtar të Ambasadës Britanike që kishte rënë nga 450 metra lartësi malore në zonën e qendrës skitare të Brezovicës, njofton Klan Kosova. Por, deri te momenti kulminant punë të madhe bëri ekipi për kërkim-shpëtim i Kosovës që bashkë me policinë e zjarrfikësit vendosën që bartjen e të lënduarit ta bëjnë nga ajri. E kjo nuk ishte e lehtë për alpinistët, që vetëm vitin e kaluar patën katër raste të tilla në këtë zonë. Nga Ambasada e Britanisë s’thanë shumë, pos që konfirmuan se një pjesëtar i tyre është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit dhe se i njëjti më pas ka marrë tretman mjekësor.