Aksidentohet me motor një 82-vjeçar në Shkodër NULL NULL 15.10.2024 23:11 15.10.2024 23:11 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një aksident ka ndodhur në fshatin Vukatanë në Shkodër, ku një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë mbeti i lënduar një 82-vjeçar. Bëhet e ditur se 82-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, derisa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. “Në fshatin “Vukatanë” një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. N., 82 vjeç, banues në fshatin Vukatanë”. “Si pasojë është dëmtuar 82-vjeçari, i cili ndoshet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin”, thuhet në njoftimin e policisë.