Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidentohen dy vetura në Peran të Podujevës, dy të lënduar 

NULL NULL
13.10.2025 14:20
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në fshatin Peran të Podujevës.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura, derisa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme