Aksidenti zinxhiror në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona NULL NULL 25.09.2024 21:31 25.09.2024 21:31 Foto ilustruese, e përpunuar Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira pesë vetura. “Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.