Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

NULL NULL
07.02.2026 22:18

Në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se si pasojë, pesë personat e përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, tha Pllana për Klankosova.tv

lajme të ngjashme