Aksidenti në Prishtinë, lëndohen tre persona NULL NULL 20.05.2024 13:17 20.05.2024 13:17 Foto nga Periskopi Si pasojë e një aksidenti në rrugën “Fehmi Agani”në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta, kanë mbetur të lënduar tre persona. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:30, në rrugën “Fehmi Agani”në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, tha Ahmeti. Me rastin po merret njësiti i trafikut.