Aksidenti në Ferizaj, katër të lënduar, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë (VIDEO) NULL NULL 26.03.2025 10:38 26.03.2025 10:38 Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Ferizaj, konkretisht në rrugën Varosh-Gërlicë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj, derisa sa për shkak të gjendjes shëndetësore njëri prej të lënduarve është transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, njofton Klankosova.tv. Në këtë aksident ishin të përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndiqni detaje, nga gazetarja korrespondente Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova: